×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Alarmohet gjyqtari në Korçë, telefonata që e njoftoi se kishte bombë në makinë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 14:54

    Një telefonatë ka alarmuar të gjithë qytetin e Korçës.


    Report Tv raporton se gjyqtari Markelian Kuqo ka marrë një telefonatë nga burgu i Drenovës, e cila thoshte se në makinën e tij është vendosur një bombë.

    FNSH dhe forcat e policisë kanë rrethuar të gjithë zonën, dhe janë bërë gati të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të saj.

    Kuqo është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

    Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg.

    Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!