×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aleatët e Bashës mblidhen në 18:00 për të krijuar grupin e tyre parlamentar, Shpëtim Idrizi nuk ka konfirmuar ende

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 12:51

    Aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha kanë vendosur të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Mësohet se kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule do të mblidhen këtë pasdite në orën 18:00 për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.


    Nuk dihet ende vendi i takimit, por pas nisjes së mbledhjes pritet të zbardhen dhe detajet për mënyrën se si aleatët e Bashës kanë vendousr të hyjnë në Kuvend. I vetmi që nuk e ka konfirmuar ende prezencën në këtë mbledhje është Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

    Vetë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi është shprehur se kjo nuk është një ndarje nga kryedemokrati Basha me të cilin u futën në zgjedhjet e 25 prillit, por një taktikë për të siguruar më shumë kohë për të folur në Kuvend. Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk është shprehur publikisht në lidhje me këtë çështje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!