×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadori i OSBE-së në Tiranë i tregon gishtin e mesit protestuesve

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 8:25

    Një gjest aspak qytetar ky i Bernd Borschardt drejtuar disa prej banorëve të zonës së Astirit, të cilët po qëndrojnë këtë mbrëmje në ambientet përballë drejtorisë së policisë së Tiranës, në pritje të lirimit të disa të arrestuarve në protestën e tyre.

    Ambasadori i OSBE-së në Tiranë ka kaluar këtë mbrëmje pikërisht në zonë dhe disa prej protestuesve kanë nisur të bërtasin Rama ik, ndërsa njëri i është drejtuar Borschardt duke i thënë “Shame on you” (një parrulë e cila u shkrua muaj më parë poshtë banesës ku jeton me qira ambasadori).

    Në këtë moment Ambasadori teksa po ecte me kurrizin prapa protestuesve u ka ngritur gishtin e mesit, një shenjë kjo aspak dinjitoze për një ambasador.

    Video u publikua nga syri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!