×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadorja Kim pas takimit Rama-Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA po forcohet

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 23:59

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka postuar një fotot të kryeministrit shqiptar Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së sotëm të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.


    Sipas Kim, në takimin e sotëm, Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë.

    Kim më tej ka cituar Blinken duke thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

    “Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!