×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ankimimi i opozitës, rinis rinumërimi i votave për 114 kutitë e qarkut Berat

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 11:13

    Ka rinisur numërimi i kutive të votimit për 114 kutitë për qarkun e Beratit. Ditën e djeshme u rinumëruan 53 kuti nga 114 në total. Deri më tani LSI ka rikuperuar 4 vota.


    Kujtojmë që KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore.

    Para dy ditësh, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.

    PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!