×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet gazetari që përqindte vajzat në Facebook

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:19

    Gazetari me identitetin Sadik Sejdinaj nga Mallakastra, që në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se punon në një nga gazetat e përditshme në Shqipëri është arrestuar nga Policia.


    Ai është denoncuar nga një vajzë, e cila në Polici ka deklaruar se e përndiqte prej kohësh. Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga policia pasi ka kanosur me anë të telefonit shtetasen A.T.

    Nga raportimet që kanë ardhur në redaksinë e Top Channel kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale.

    Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!