×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrijnë mbi 40 mijë doza të vaksinës anti-Covid në Shqipëri

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 20:23

    Kanë ardhur përmes Aeroportit të Rinasit në Shqipëri plotë 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.


    Në aeroport i ka pritur Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ndërkohë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook tha se priten edhe mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim.

    “Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!