×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arsenali i armëve në Tiranë, disa snajpera me rezolucion shumë të lartë mund të kenë ardhur jashtë shtetit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:25

    Snajeprat e sekuestruara në operacionin Kompleks, kanë rritur dyshimet e hetuesve se rrjeti i personave të përfshirë në këtë aktivitete kriminal është më i madh.


    Sipas hetuesve, anëtarët e këtij rrjeti kishin siguruar, optika me rezolucion shumë të lartë për snajeprat, njësoj si ato të forcave speciale të repartit RENEA. Një ditë më parë arsenali i madh i armëve është dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencore ku pritet të sigurohen të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

    Gjithashtu ekspertët kriminalistë kanë dyshime se një pjesë e mirë e këtyre armëve mund të jenë trafikuar nga jashtë Shqipërisë, për shkak se në tregun shqiptar është shumë e vështirë të sigurohen armë të këtij niveli mjaft të lartë.

    Sipas burimeve nga policia, vlera e arsenalit të armëve shkon në qindra mijë euro. Ndërkohë 5 të ndaluarit me urdhër të prokurorisë së posaçme do të njihen të dielën në gjykatë me masën e sigurisë. Hetimi për 18 bazat e armatimit u krye nga SPAK pas referimit nga policia për grup kriminal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!