×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asnjë pushues në plazhin e Durrësit, shkak moti i keq

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 15:24

    Ndryshimi i kushteve atmosferike ka boshatisur bregdetin e Durrësit në mes të korrikut.


    Pushuesit kanë braktisur plazhin e Durrësit për shkak të reshjeve të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Pas përmbytjes masive në Gjermani dhe Belgjikë, edhe në Shqipëri u paralajmërua se do të ketë ndryshime të kushteve atmosferike që do të sjellin reshje shiu dhe stuhi.

    Megjithatë, paraditen e sotme në port kanë mbërritur  rreth 1 orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.

    Katër mijë udhëtarë kanë mbërritur me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka  ndërprerë lundrimin detar.

    Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë./Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!