×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat në Durrës, ekzekutohet 40-vjeçari

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 9:39

    Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen nr.16 të Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, ndërsa rrethanat e krimit janë ende të paqarta.


    Viktima është identifikuar Edmond Koçi, i njohur dhe si Mond Çekiçi. Aktualisht forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, teksa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

    Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!