×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bariu shqiptar, një nga tre viktimat e ciklonit që goditi Greqinë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 22:03

    Një nga 3 viktimat e ciklonit “Ianos” që përfshiu së fundmi Greqinë Perëndimore, ishte një shtetas shqiptar.


    Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, ku “espressonews.gr” saktëson se bëhet fjalë për një bari 63-vjeçar, me shtetësi shqiptare, që punonte në Mouzaki.

    Megjithë kundërshtimet e të birit, ai shkoi për të parë kafshët që i kishte lënë në një kasolle buzë një përroi dhe rrjedha e ujit e ka marrë me vete.

    Në të njëjtën zonë, nga dita e premte rezulton e zhdukur një farmaciste vendase 43-vjeçare, e cila në momentin e ciklonit ndodhej në makinë. Dy oficerë policie, të cilët bllokonin trafikun në urën mbi lumin Pamisos, panë automjetin e farmacistes dhe u përpoqën ta ndalonin, por ajo ishte e hutuar dhe i injoroi, duke kaluar mbi objektet e vendosura nga policia dhe pas rreth 100 metrash ajo u zhduk. Banorët gjetën automjetin, ndërsa ajo vijon të rezultojë e zhdukur.

    Po bëhen hetime gjithashtu për të gjetur një bari që është zhdukur në Kardhicë.

    Një 62-vjeçar pati fund tragjik, pasi u godit nga çatia e shtëpisë së tij në Kastania, ku zjarrfikësve u deshën më shumë se 24 orë për nxjerrë trupin e pajetë. Eksperët dolën në përfundimin se në momentin fatal ai po përgatitej për të ngrënë.

    Një 86-vjeçare nga Vassili Farsalon u mbyt brenda në shtëpi, pasi uji kishte vërshuar në ambientet e brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!