×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: 40 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 3.5 euro për frymë

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 9:27

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nën qeverisjen e Edi Ramës, qytetarët shqiptarë po varfërohen.


    Në një shkrim në Facebook, Basha thotë se ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.

    Kreu i PD-së ka publikuar edhe shifrat që tregojnë se 40 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë [3.5 euro] për frymë.

    Basha ngre shqetësimin se papunësia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

    “Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!