×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Do subvencionojmë kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 22:22

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, ndërsa operatorët turistikë janë në prag falimenti.


    Basha ka vijuar takimet e tij sot në Golem dhe Malin e Robit, ku sipas tij operatorët turistikë e kanë njoftuar se pjesa më e madhe e prenotimeve për muajt korrik dhe gusht janë anuluar dhe qindra punëtorë janë larguar nga puna.

    Kreu i demokratëve akuzon për gjendjen e krijuar qeverinë Rama dhe thotë se me PD në qeveri turizmi do të kthehet në prioritet kombëtar. Një ndër masat që ai thotë se do të marrë nëse vjen në pushtet  do të jetë subvencionimi i kompanive të fluturimeve që sjellin turistë.

    Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.”, deklaron Basha.

    Ndër të tjera kreu i PD paralajmëron se “çdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t`i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!