×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha i bashkohet protestës së banorëve të Astirit, dhjetëra forca policie në vendngjarje

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 18:41

    Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e tyre këtë të dielë, teksa në turmë shquhet dhe lideri i demokratëve Lulzim Basha, i cili paralajmëroi prezencën e tij dhe të opozitarëve të tjerë.


    E teksa banorët e Unazës po flasin kundër qeverisë dhe në mbrojtje të pronave të tyre të cilat rrezikohen nga projekti i Unazës së madhe të Tiranës, forca të shumta policie janë dislokuar në zonë.

    Përveçse forcave të policisë anë ardhur dhe efektivë të ndërhyrjes së shpejtë.

    Kujtojmë se këtë fundjavë në zonën e Astirit disa prej protestuesve u shoqëruan nga policia. Arrestimi i tyre solli dhe reagimin e Bashës këtë të dielë.

    POSTIMI I BASHËS:

    Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

    Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

    Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

    Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!