×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, qëllimi, shpjegimi i arsyeve që e çuan në largimin e Berishës

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 17:04

    Siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve.


    Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.

    Mësohet se ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar një nga vendimet më të rëndësishme të tij që kur ka ardhur në krye të PD.

    “Përjashtimi i z. Berisha ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin.
    Berisha ka deklaruar gjithashtu se do zhvillojë një tur takimesh në Shqipëri.
    Qëllim kryesor i kësaj mbledhjeje është për të shpjeguar arsyet që e çuan në largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha synon të mbajë të bashkuar PD-në pas këtij vendimit”, raportoi gazetari Stafa.

    Mbledhja ka nisur në orë 11:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë deklaratë nga kryedemokrati Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!