×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Rama të rishikojë buxhetin 2020, prezanton masat që duhet të ndërmarrë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 21:36

    Partia Demokratike i kërkon qeverisë pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e vitit 2020 dhe të marrë një sërë masash në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjes.


    Disa nga masat qe prezantoi kreu i PD-se, Basha janë:

    1-Të pezullohen pagesat e kontributeve shëndetësore dhe shoqërore për një periudhë 3 mujore dhe shlyerja e tyre të bëhet me këste 12 mujore në periudhat pasardhëse.

    2- Në rast nevoje kur biznesi shfaq pamundësi financiare të paguhen nga buxheti i shtetit pagat për punonjësit për një periudhë dy mujore sipas kritereve të përcaktuara për të shmangur cdo abuzim.

    3- Përjashtim nga tatim fitimi për 6 mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit e cila paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021

    4- Pezullimin e fshirjen e pagesave të ujit dhe të energjisë për të gjithë konsumatorët familjarë nën minimunin jetik dhe bizneset në zonat ku virusi COVID është shfaqur.

    1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

    2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

    3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

    4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur. Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

    5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

    6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!