×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë: Demokracia dhe sundimi i ligjit, rruga e vetme për në BE

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 21:39

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Stephen Harper, president i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve. Harper ka qenë edhe kryeministër i Kanadasë për rreth një dekadë dhe Basha e falenderon për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në integrimet euro-atlantike.


    “Nder dhe privilegj të mirëpres një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë në Shqipëri dhe integrimit euroatlantik”, thotë Basha.

    Kreu i opozitës thotë se është mirënjohës për mbështetjen e Harper “për demokracinë dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!