×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bashkia Tiranë nuk mban premtimin për faljen e taksave vendore

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 15:11

    Bashkia e Tiranës nuk e ka mbajtur premtimin për faljen e taksave vendore për operatorët e transportit ndërqytetas, çka ka bërë që ata të paralajmërojnë pezullimin e aktivitetit.


    Transporti ndërqytetas mund të pezullohet sërish, pasi bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për falje të taksave. Në një deklaratë për mediat, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Kujtim Mema, u shpreh se e kanë të pamundur vijimin e punës, nëse taksat vendore nuk zerohen.

    ”Bashkia e Tiranës, ne 5 muaj mbyllur duhej ta mendonte edhe këtë. Të paktën jo të na e sillte taksën 100%, por të bënte një ulje se 5 muaj pa punë, mos na merr taksat për 5 muaj. Taksat tona nuk janë kaq të ulëta dhe kaq të thjeshta”.

    Problematikë, sipas Memës mbeten dhe operatorët informal, si dhe vendndodhja e terminalit të autobuzëve të jugut.

    ”Në situata të tilla lulëzon dhe transporti i paligjshëm. Lulëzoi edhe kur ne ishim të mbyllur, duke bërë transport me ato bileta të larta.”

    Rritja e çmimit të biletës ngjalli debate mes operatorëve, pasi disa e shohin si zgjidhje, ndërsa të tjerë, të papranueshme. Pavarësisht se transporti ndërqytetas i është rikthyer aktivitetit që prej 3 javësh, sërish operatorët thonë se kërkesa ka qenë e ulët, çka ka sjellë vështirësi financiare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!