×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BBC: 1 në 4 shqiptarë vdesin nga ndotja e ajrit

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 20:28

    Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit.


    Ky është raporti më i fundit i publikuar nga BBC, referuar Agjencisë të Mjedisit në BE.

    Sipas tij, vendin ynë mban një shifër rekord vdekjesh që lidhen me ndotjen mjedisore.

    Lidhur me këtë raport reagon edhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në Facebook thekson se Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe.

    Sipas Zhupës, betonizimi masiv dhe i pakufijshëm që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë Tiranës i përballë qytetarët çdo ditë me rreziqe serioze me shëndetin.

    “Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës”, shkruan ndër të tjera zëdhënësja e selisë blu.

    Postimi i plotë i Zhupës:

    “Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

    Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

    Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

    Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

    Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!