×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BE heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta, nisin kufizimet

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 19:08

    Bashkimi Evropian ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta të COVID-19. Shkak është bërë përkeqësimi i situatës në vendin tonë, pas rritjes së numrit të të infektuarve javët e fundit.


    Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

    Veç Shqipërisë, në këtë listë janë shtuar vende si Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

    Ky vendim do të jetë në fuqi për 2 javët në vazhdim, e pas këtij afati kohor, do të shikohet sërish nëse do të ketë ndryshime apo do të mbeten në fuqi të njëjtat masa.

    Në rekomandim përcaktohet më tej, se duke nisur nga 9 shtatori, shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta.

    Ku përfshihen vende si:

    Australi

    Bosnje dhe Hercegovinë

    Kanadaja

    Jordania

    Zelanda e Re

    Katari

    Republika e Moldavisë

    Arabia Saudite

    Singapori

    Korea e jugut

    Ukraina

    Uruguaj

    Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!