×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha “non grata” nga DASH, Fatmir Xhafaj: Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 18:50

    Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).


    “Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar”, shkruan ish-ministri i Brendshëm në Twitter.

    “Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, shtoi Xhafaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!