×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Rama tmerr nga Kukësi, zbarkojnë 1000 policë me snajpera

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 17:05

    Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se shefi i qeverisë është i tmerruar nga qytetarët e Kukësit.


    Kryeministri Rama do të qëndrojë sot pasdite në qytetin verilindor për takimin elektoral në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

    Sipas Berishës, në qytetin e Kukësit janë dërguar 1000 policë dhe qindra gardistë të pajisur me snajpera, gaz dhe me autoblinda.

    Ai ka publikuar edhe pamjet e makinave të policisë, të cilat  shfaqen në dalje të qytetit.

    “Edvin Paniku tmerr nga Kukesi! Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb”-shkruan Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!