×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie ashensori, një grua shqiptare në gjendje të rëndë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 9:35

    Një incident i rëndë ka ndodhur në Astir pak minuta pas mesnatës, ku një ashensor është shkëputur dhe brenda tij kanë rezultuar të jenë disa persona.


    Si pasojë e rënies së ashensorit, janë plagosur 2 gra, njëra prej tyre, shtetasja M.Q ka marrë mjekimin e duhur dhe është dërguar në banesën e saj. Ndërsa një tjetër shtetase ende e paidentifikuar, duket se ka dëmtime më serioze dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Siç mësohet, janë shkëputur kavot e ashensorit, duke vënë në dukje mungesën e sigurisë nëpër pallatet e zonës së Astirit.

    Njoftimi Zyrtar nga Policia:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!