×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie nga shkallët e një anije, lëndohet 55-vjeçari në Durrës

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 22:13

    Një 55-vjeçar, punonjës në Portin e Durrësit ka mbetur i plagosur pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.


    Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:30, në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi SH.L., 55 vjeç, banues në lagjen 11 Durrës, punëtor në Portin e Durrësit (Marinar), i cili është rrëzuar nga shkallët e një anije, shkruan BW.

    55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!