×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bledi Çuçi: Mandati i tretë duhet të vijë pa pasur “partiçka” që na pengojnë drejt rrugëtimit tonë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 22:54

    Mandati i tretë për Partinë Socialiste në qasjen e Bledi Çuçit duhet të vijë pa ato që ai i quajti “partiçka”.


    Sipas tij këto të fundit kanë qenë pengesë për realizimin e objektivave.

    “Unë ju kërkoj që të dalim ët gjithë për të votuar, sepse ne e duam që ta fitojmë këtë betejë të 25 prillit si Parti Socialiste në mënyrë që të qeverisim të vetëm, pa patur nevojë të kemi dhe “partiçka” apo individë të tjerë që të na përzihen dhe të na pengojnë drejt rrugëtimit tonë,” tha ai.

    Në mbyllje Çuçi nuk la pa sulmuar as kandidaturat e prezantuara nga opozita, pasi sipas tij alternativa e tyre është diçka e njohur për publikun. Drejtuesi politik i PS-së shtoi se në 8 vitet e fundit forca politike në të cilën ai bën pjesë ka dëshmuar se di të sjellë zhvillim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!