×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bllokohen 400 fidanë kanabisi afër një përroi në Vlorë, arrestohet kultivuesi

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 22:28

    Edhe pse raste të izoluara, tentativa për kultivim të kanabisit nuk ndalet.


    Policia e Vlorës ka bllokuar 400 fidanë kanabisi në fshatin Treblovë të Selenicës.

    Bimët narkotike u gjetën pranë një përroi, gati për t’u kultivuar.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Ndërkohë uniformat blu proceduan në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit, shtetasin B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!