×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bogdani: Zgjedhjet u fituan edhe duke u manipuluar, javët e fundit u shpërndanë para pa fund

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 22:02

    I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani u shpreh se zgjedhjet e fundit në vendin tonë u fituan edhe duke u manipuluar.


    Bogdani: Zgjedhjet u fituan edhe duke u manipuluar. Këto zgjedhje janë manipuluar në mënyrë flagrante. Janë faktuar gjërat, qysh nga kreu i Legalizimet që thotë të mos bëhen legalizime se nuk japin votën ose mesazhe grupe WhatsApp-i ku tentohet që merret vota me fondet e tërmetit.

    Rasti i tërmetit nuk është thjeshtë shpërndarja e atyre parave për familjet që i la në çadër. Ndërkohë vetëm javët e fundit shpërndau para pa fund edhe në mënyrë abuzimesh. Kështu, shtëpive të caktuar iu rrit vlera në mënyrë fiktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!