×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha, dhoma dhe shtrati ku vdiq ai

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 22:26

    Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë.


    Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve të politikës shqiptare, emisioni “Opinion” ka hyrë brenda vilës së ish-diktatorit e madje edhe në dhomën e tij, ku dikur ka qenë e ndaluar të hyhej.

    Në atë dhomë nuk hynte as personeli i vilës, por vetëm Hoxha dhe mjekët e tij. Është ende në atë dhomë edhe shtrati ku ish-diktatorit ndërrroi jetë në Prill të vitit 1985.

    Dhoma e tij e gjumit kishte hyrje ose nga biblioteka ose nga holli, ndërsa në vilën me shumë kthesa binte në sy edhe banja luksoze për kohën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!