×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Budistët zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 17:44

    Shqipëria është e njohur ndërkombëtarisht për tolerancën ndërfetare, ku komunitetet religjioze bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.


    Komunitetet kryesore fetare në Shqipëri janë ai mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashian.

    Së fundmi, pamje të pazakonta janë hasur gjatë javëve të fundit në Tiranë, ku janë parë disa shtetas kinezë të veshur si budistë.

    Gjëja e parë që të shkon në mendje teksa i sheh është se kanë ardhur për turizëm, ose me ndonjë mision fetar.

    Por e vërteta është ndryshe, pasi ata kanë ardhur për të lypur lekë.

    Në Kinë ata konsiderohen si endacakë, ndërsa rrugëve të Tiranës ofrojnë disa materiale fetare, në këmbim të parave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!