×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burg për 63-vjeçarin shqiptar që vrau gruan: Më tradhtonte, i dashuri i saj u hodh nga dritarja

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:32

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta HoxhaAi ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.


    Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.

    Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në senacën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!