×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burg për “dajën” nga Kosova, çfarë deklaroi për grabitjen në Rinas

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 13:44

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Ragip Hajdini, i akuzuar për grabitjen e Rinasit.


    Përpara togave të zeza ai tha se nuk ka lodhje me ngjarjen.

    Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.

    Mësohet se 50-vjeçari mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit, raporton “t.ch”.

    Dyshohet se Hajdini është anëtari i grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit

    Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Ragip Hajdini është nga Kosova dhe u prangos në Kavajë pak ditë më parë, me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai është përshkruar nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

    Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit.

    Ragip Hajdini, kosovari që u arrestua nën dyshime për përfshirje në grabitjen e Rinasit, ishte dyshuar për përfshirje edhe në rastin e njohur në Kosovë të vjedhjes së arit në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë, shkruan Reporteri.net. Rasti kishte ndodhur në prill të vitit 2012.

    Hajdini dhe gjashtë persona të tjerë ishin hetuar nga një Prokuror i EULEX-it si të dyshuar për implikim në vjedhjen e arit, që kishte ndodhur brenda Policisë në Pejë.

    Grabitja në fjalë ndodhi më 9 prill të këtij viti. Gjithçka kishte ndodhur për 4 minuta.

    Grabitësit me një kombi vodhën paratë që po ngarkoheshin në një avion austriak. Në ndjekje të grabitësve, njëri prej tyre u qëllua për vdekje nga Policia Shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!