×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Jam 28 vjeç, por me politikë jam marrë nga 14 vjeç

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:24

    Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj në një intervistë ndryshe në Opinion ka folur për jetën e tij.


    “Angazhimet e para i kam në shkollën e mesme. Me fillimin e shkrimeve politike e më pas deri në moshën 18 vjeçare. Kam botuar në gazetat ditore në Kosovë. Nuk ndihem komod me ato shkrime se tani kam evoluar. Në moshën 15 vjeçare jam bërë pjesë me Vetëvendosjen. Nuk kanë qenë shumë çështje politike, por nga pasioni politik. Ne nuk kemi zgjedhur politikën por ajo na ka zgjedhur ne”, thotë ministri në detyrë, i lindur në Prishtinë.

    Ai ka treguar dhe se si e ka përjetuar luftën e Kosovës.

    “Familja u nda gjatë luftës dhe unë përfundova në Strugë. Babai im mbeti në Prishtinë dhe pjesa tjetër e familjes ka jetuar në Strugë. Më kujtohet në atë kohë shija e hidhur e jetës. Jeta në rutinë, paniku bëhet i zakonshëm. Lojërat ndërpreheshin kur binte telefoni”. Cakaj ka thënë se Shqipërinë e ka vizituar për herë të parë pak vite pas luftës.

    Ai ka treguar se me politikë ka nisur të merrej qysh kur ishte 14 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!