×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Mbështetje për diasporën, shpërndahen mbi 10 mijë tekste shkollore në shqip

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 16:12

    Nën kujdesin e veçantë të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike është bërë e mundur shpërndarja e mbi 10.000 teksteve shkollore në gjuhën shqipe në botë.


    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se kjo nismë, vjen në kuadër të angazhimit që ka marrë Qeveria e Shqipërisë, për jetësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në diasporë.

    Qëllimi i kësaj nisme, është nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor duke vlerësuar po aq të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve me shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.

    “Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen” përfundon Cakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!