×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj merr përkrahje të veçantë nga ministri gjerman: Ballkani është në zemrën time

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 12:43

    Gent Cakaj, i ngarkuar me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme ka takuar ministrin gjerman, Michael Roth.


    Ka qenë vetë ministri gjerman që ka publikuar këtë publikim edhe në profilet e tij private.

    “Ballkani Perëndimor është në zemrën time, kam takuar për herë të parë Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ne kemi folur për reformat e nevojshme që duhet t’i marrim për t’u futur në Bashkimin Evropian. Jam shumë i lumtur që të punojmë së bashku”, shkruan në profilin në Instagram, ministri gjerman i Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

    Kjo është vizita e radhës për Cakajn në një shtet të fuqishëm evropian, i cili ka ndikim të madh në Shqipëri e Kosovës.

    E se shteti gjerman ka prioritet Shqipërinë e Kosovën, e tregon edhe vizita e dy këshilltarëve të Merkel para dy ditësh në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!