×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj nga Berlini: Gjermania jep vlerësim të lartë për Shqipërinë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 17:40

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar kokë më kokë kancelaren Angela Merkel.


    Rama pas takimit ka postuar veç një foto me të dhe ka shkruar të zakonshmen e tij “photo of dhe day” duke mos dhënë informata çfarë ka biseduar, shkruan Reporteri.net.

    Por detaje për takimin ka dhënë Gent Cakaj ministër në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë.

    Cakaj thotë se Merkel ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

    “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luan rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë”, ka shkruar ministri Cakaj në Facebook.

    Ndryshe mediat në Shqipëri ndërsa raportojnë për përfundimin e takimit Rama-Merkel, thonë se “Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

    Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe per pritshmëritë e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.
    Më tej thuhet se kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

    Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!