×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj pjesë e mbledhjes së Nismës së Evropës Qendrore, flitet për luftën kundër Covid-19

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 12:47

    Sot u mbajt mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për 2020.


    Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka qenë pjesë e kësaj mbledhjeje, derisa ai, ka thënë se temë ka qenë parandalimi ndaj përhapjes së dytë të pandemisë COVID-19, ku edhe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

    “Shprehëm gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit për t’i paraprirë përhapjes së mundshme të valës së dytë të pandemisë COVID-19, vlerësuam rëndësinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe theksuam përkushtimin e fortë për t’i zbatuar bashkërisht objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.

    Shqipëria do të vazhdojë punën përmbajtjesore në kuadër të të gjitha organizatave me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal”, shkruan Cakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!