×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Celibashi: 7 vite burg për këdo që cenon votën e çdo kandidati

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 23:41

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.


    Përmes një postimi në “Twitter”, Celibashi shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo vote të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

    “Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.”-shkruan Celibashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!