×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Coronavirusi në Shqipëri, epidemiologu: Shqetësues, bllokimi i kapaciteteve spitalore

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:57

    Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, foli në A2 nga Gjermania mbi situatën e pandemisë në vendin tonë, duke theksuar se situata më shqetësuese është bllokimi i kapaciteteve spitalore.


    “Situata paraqitet shumë e vështirë, kemi rritje të rasteve dhe rritje të shtrimeve në spital, por më shqetësuese është bllokimi i kapaciteteve spitalore. Kjo ndodh sepse jemi duke i shfrytëzuar ato në mënyrë të gabuar. Që kur kaloi vala e para e pandemisë, ne kemi kërkuar që të fillohej një planifikim mbi situatën. Kjo do të kishte bërë që sistemi ynë shëndetësor të reagonte në mënyrë më organike, më profesionale”, tha epidemiologu.

    Më tej, Dasho ngriti një tjetër shqetësim, atë infektimin e bluzave të bardha dhe humbjen e jetëve mes tyre.

    “Vazhdojmë të humbasim mjekë në një moment të zhvillimit të epidemisë që nuk duhet të ishte kështu sepse tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë që mjeku të mbrohet nga virusi. Nuk ka nevojë që në këto situata të bëjmë shpikje. Mjekut të familjes i shkojnë një ose dy maska në muaj. Mjekëve u shkon urdhër me mesazh që duhet të sigurojnë vetëm maskat, pasi shteti nuk ua siguron më. Tjetër gjë shohim në propagandë dhe tjetër gjë shohim në praktikë. Thuhet se qytetarët po trajtohen falas, ndërsa qytetarët po paguajnë me qindra euro vetëm për ekzaminime”, u shpreh Dasho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!