×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri, 7 viktima dhe 739 raste të reja

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 16:34

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 739 raste të reja nga 3314 testime të kryera.


    Sipas ministrisë, viktimat u regjistruan; 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    Ndërkohë, rastet e reja janë konfimruar; 251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

    COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

    Raste të reja ditore 739
    Të shëruar në 24 orë 469
    Të shtruar në spitale 274
    Humbje jete në 24 orë 7
    Testime ditore 3314

    Testime totale 327,774
    Raste pozitive 70,655
    Raste të shëruara 42,895
    Raste Aktive 26,457
    Humbje jete 1303

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 15452
    Fier 1974
    Durrës 1494
    Shkodër 1351
    Elbasan 1103
    Vlorë 1021
    Lezhë 990
    Korçë 882
    Berat 807
    Gjirokastër 512
    Dibër 483
    Kukës 388

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!