×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shënohet vdekja e dytë në Shqipëri nga Coronavirusi, pacienti 66-vjeçar kishte komplikime të rënda shëndetësore

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 22:02

    Është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19.


    Viktima është një 66 vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië kishte komplikacione të rënda.

    Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

    66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!