×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del bilanci i tërmeteve në Shqipëri: Katër të lënduar dhe 60 shtëpi të shkatërruara

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:22

    Si pasojë e tërmeteve të rëna mëngjesin e sotëm në Korçë 4 persona mbetën të plagosur në fshatin Floq.


    Prefektura bën me dije se numri i shtëpive të dëmtuara arrin në 60.

    50 shtëpi të dëmtuara janë në fshatin Floq dhe 10  të tjera dhe fshatin  Vidohovë të Devollit.

    Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë në fshatin Floq.

    Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën ora 04:26:17 të mëngjesit të sot, ku  është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

    Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit disa banesa janë dëmtuar.

    Sipas informacioneve të marra nga OSHEE, raportohet se në Kolonjë ka carje të mureve dhe rrezik të shembjeve të kabinave elektrike në fshatrat; Boshanj, Milec, Selenicë, Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe e dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzës, Qesatakë, Kaltanj, Helmes. Aktualisht pa energji janë Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Helmes,Qyrezq, Çlirim .

    Më pas lëkundjet e tërmetit kanë vijuar si më poshtë :

    Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!