×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dënohet me 15 vjet burg polici që qëlloi për vdekje Klodian Rashën

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 14:34

    Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj , i cili u akuzua për vrasjen e të riut Klodian Rasha.


    Nga 15 vite Nevaldo Hajdaraj do të kryejë 10 vite burg për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar.

    Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk ka folur gjatë seancës.

    Kujtojmë se Klodian Rasha u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj.

    Klodian Rasha u qëllua nga Hajdaraj dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

    I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, duke marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

    Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!