×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëshmia e qytetarit që u përplas me grabitësit e Rinasit

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:08

    Një qytetar ka treguar se si ka hasur me grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit.

    I ka pikasur ata teksa digjnin automjetin në zonën e Bathores. Ka pasur një bisedë me ta: “Përse e digjni makinën?”

    Por autorët, të cilët dëshmitari nuk kishte dijeni se ishin grabitësit e parave në pistën e avionëve në Rinas, i janë kthyer duke e kërcënuar: “Mos flit asgjë ose të vrasim”, raporton shqiptarja.com.

    Sipas dëshmisë së tij, grabitësit më tej janë larguar me biçikletë ndërsa kishin me vete edhe disa çanta.

    Bëhet fjalë për paratë që ata grabitën, që edhe pse jo zyrtarisht, dyshohet të jenë 10 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!