×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje nga plagosja në Berat: 24-vjeçari sapo ishte kthyer nga Londra, u qëllua me 6 plumba pranë shtëpisë së tij

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 10:24

    Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen Dëshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.


    Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si Tajar Fetiu, ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Autorët janë larguar më pas në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar syrit të njerëzve.

    24-vjeçari është plagosur në zonën e barkut dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Janë ende të paqarta shkaqet e atentatit, pasi i plagosuri nuk njihej si person problematik. Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

    Ndërkohë, policia ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ata janë Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat. Të dy janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Sa i përket motiveve, ato mbeten të paqarta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!