×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja për mbytjen e 14 vjeçares në Berat: Shoqja e ngushtë u mundua ta shpëtojë, prezent ishte dhe vëllai)

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 19:28

    Janë mësuar detaje të reja nga mbytja e një 14 vjeçareje ditën e sotme në Berat, teksa po lahej në lumë. 14 vjeçarja G.Karamani ka qënë në lume duke u larë me vëllanë 12 vjeç dhe shoqet e saj.


    Së bashku me shoqen e ngushtë, duke notuar kanë shkuar në një thellësi dhe uji i ka tërhequr poshtë. Shoqja e ngushtë e 14 vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë shoqen që është mbytur.

    Në lum kanë qenë duke u loarë 11 fëmijë, të ciët kishin shkuar për plazh së bashku që prej orëve të drekës. Të gjithë fëmijët, përfshirë edhe viktimën 14 vjeçare ishin banorë të lagjes “Ferma Partizani” në Kuçovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!