×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dhunimi i vajzës 18-muajshe, pronari i kopshtit: Nëse e kam rrahur, më dënoni 20 vite

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 13:35

    Pronari i kopshtit privat në Durrës, ku një nënë ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar në ambientet e këtij institucioni, ka treguar detaje nga ngjarja. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Gezim Dervishit, i cili ka mohuar kategorikisht se vajza 18-muajshe të jetë dhunuar në kopsht.


    Ai pohoi se pas ngjarjes ka shkarkuar të gjithë personelin e çerdhes dhe ka marrë të ri.

    Teksa nënvizoi faktin se dhunë për këtë rast nuk ka pasur, Dervishi tha për mediat se nëse gjykata vërteton se e ka dhunuar ai fëmijën, të dënohet me 20 vite burg.

    Mes të tjerash pronari i kopshtit tha se edukatorja e përfshirë në këtë çështje nuk është e dhunshme, ndërsa e ka pushuar atë nga puna.

    “Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha; me ke hyrë në hak kot. Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë; merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune. S’kam parë as fotografi. E kam besuar që u dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!