×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e 13-të e grevës së urisë, gratë naftëtare: Nuk dalim nga kjo grevë deri në vdekje

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:14

    Gratë naftëtare të Ballshit, janë futur në ditën e 13 të grevës së urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet.


    Raportohet se disa prej tyre janë zëvendësuar nga koleget pasi ishin në gjendje të rënduar, si temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta zemre.

    Teksa protestojnë për pagat e prapambetura, ato kanë refuzuar kërkesën për të ndërprerë grevën dhe i bëjnë thirrje Ramës për të gjetur një zgjidhje.

    “Fëmijët na pyesin kur do shkojmë në shtëpi. Nuk dalim nga kjo grevë deri në vdekje. Fëmijët i ka marrë malli, na shohin nga televizori. Jemi në gjendje të rëndë. Kryeministër na zgjidh hallin tonë.”, deklarojnë ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!