×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dje vrau vëllanë, sot i shkoi në varrim: Familjarët lajmërojnë policinë, dhe e arrestojnë 26 vjeçarin

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 14:42

    Policia ka publikuar videon e arrestimit të Florjan Tonuzit, 26-vjeçarit të akuzuar se vrau vëllanë e tij një ditë më parë, ngjarje e ndodhur në Maqellarë të Dibrës.


    Autori u kap rreth dy kilometra larg shtëpisë së tij. Mësohet se ai kishte shkuar të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij, por familjarët e kanë diktuar, duke lajmëruar më pas Policinë. Pasi ka parë forcat e policisë, autori i dyshuar ka tentuar të largohet duke ikur me vrap.

    Ai u fsheh fillimisht në një banesë të vjetër, ndërsa u arrestua më pas në një nga rrugët e lagjes, pranë zonës ku ndodhi edhe krimi në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!