×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Duke folur për Berishën po harrohet Rama”

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 21:24

    Ekonomisti Arben Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News për gazetaren amtilda Mcini u shpreh se debati për ish-kreun demokrat duhet ët mbyllet, pasi duke u fokusuar vëmendja tek ai janë harruar problemet e vërteta me të cilat duhet të merremi.

    Malaj: “Shqipëria nuk ka për të ecur nëse të dy krahët politikë nuk udhëhiqen nga parimet e demokracisë së brendshme. Unë nuk besoj se Berisha ka aq forcë sa të ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve që ka marrë PD-ja dhe grupi i saj parlamentar. Lulzim Basha është konfirmuar si lider edhe me bekimin e Berishës. Media duhet të ketë sa më pak vëmendje në këtë aspekt, vetëm media e sponsorizuar nga mazhoranca që do pushtet absolut kërkon ta mbajë gjithë opinionin publik.

    Ne nuk dimë se çfarë po ndodh me çmimet, nuk dimë sa është borxhi, ne kemi një zv/kryeministër që thotë se Becheti nuk do marrë asnjë qindarkë dhe ai merr 130 milion dollarë. Ne nuk dimë se çfarë kredibiliteti kanë anëtarët e qevrisë të cilët janë zgjedhur, aq sa ajo ngjan njësoj me modelin spanjoll qeveri me gratë e shokëve, me shokët dhe për shokët. Këto janë shqetësimet kryesore. Debati për Berishën duhet mbyllur që sot. Berisha mori mandatin e deputetit, le të vazhdojë zhvillimet e tij politike.”

    Në përfundim të fjalës së tij Malaj tha se debati që ka Berisha me DASH nuk është debat ligjor, është debat moral.

    Malaj: “Është mirë që Berisha të tërhiqet nga PD, ta ndjekë në rrugë ligjore. Oferta që i ka bërë Basha është e ndershme nuk është armiqësore. I ka thënë na ndihmo që debati të mos fokusohet tek ti por kemi objektiva të tjera.”

    Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!