×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy shqiptarë arrestohen për trafik kokaine nga Zvicra në Itali, këta janë emrat e tyre

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 19:47

    Maksim Islami dhe Ernesto Kalemi u arrestuan të dielën nga karabinierët në Campione d’Italia si dhe u sekuestruan 320 gramë kokainë dhe para rreth 2 100 franga.

    Arrestimet e tyre erdhën pas disa ditëve që ishin vënë nën vëzhgim, duke çuar në pranga trafikantët shqiptarë, Maksim Islami, 29 vjeç, dhe Ernesto Kalemi, 23 vjeç.

    Një kërkim i parë në makinën e tyre, rezultoi i pa suksesshëm për policinë. Por, një kontroll më i plotë, sidomos në apartamentin ku qëndronin prej disa javësh dhe i marrë me qira nga një person i tretë, policia zbuloi lëndën narkotike. Dy kavanoza që përmbanin kokainë u gjetën nëntokë në kopsht.

    Duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes, dy shqiptarët janë lënë në qelitë e paraburgimit, duke u dërguar në burgun Bassone di Como. Lënda narkotike trafikohej kryesisht nga Zvicra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!